Budizmi

Budizmi është fe botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në Azi. Në mbarë botën ka, varet prej burimit, 230 deri në 500 milion anëtarë - kjo e bënë fenë e katërt në botë (pas Krishterizmit, Islamit dhe Hinduizmit). Vendet me popullatë budiste janë kryesisht Azia jugore, juglindore dhe Azia lindore. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama Budës, i cili jetoi në shek. 6 ose 5 p.K. mes Nepalit e Indisë Veriore (ky quhet Buda historik). Emri i tij Gautama si zakonisht përmendet vetëm në burimet jo budiste, ndërsa burimet budiste përmendin vetëm emrin Buda. Buda është një titull nderues i cili lidhet me një përjetim të quajtur Bodi (Zgjuarje, Ndriçim). Sipas mësimeve Budiste, me Bodi, kuptohet një njohje çliruese dhe fundamentale e një fakti për jetën, me të cilën vie edhe çlirimi prej vuajtjes. Pra, qëllimi i praktikave Budiste është të përjetosh këtë çlirim me anën e mësimeve të Budës. Prej Asketizmit dhe Hedonizmit ekstrem, por edhe prej radikalizmit preferohet të hiqet dorë, dhe duhet të ecet një rrugë e mesme.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search