Diplomacia

Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Ger van Elk, Symmetry of Diplomacy, 1975, Groninger Museum.

Diplomacia është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Përndryshe diplomacia ndryshe thirret edhe arti i marrëveshjeve.

Shtetet kuvendojn ndërmjet veti, mbrojnë interesat e tyre, njoftojnë njëra tjetrën, i përparojnë marrëdhëniet kryesisht nëpërmjet të dërguarve dhe pranimin e të dërguarve nga shteti përkatës. Të dërguarit janë misionar, ambasadorë ose grupe të dërguara dhe sipas rastit në rast (lat. ad hoc, mision special). Shefi i misionit dhe personat diplomatik d.m.th Diplomati, gëzojnë imunitet dhe të drejta të veçanta.

Makiaveli ishte, siç na kujton Meinekeja*, “njeriu i parë që zbuloi natyrën e vërtetë të raison d’état”-it (arsye shtetërore-B.K.), dhe përballë saj kjo doktrinë kishte ndërlikime të shumta për metodat e ambasadorit. Shi për këtë, në rrëfimin e tij për “sistemin italian” të diplomacisë, Harold Nikolsoni vë theks të veçantë mbi shkrimet e Makiavelit, si për çka shfaqin, ashtu edhe për ndikimin mbi diplomacinë që thuhet se kanë pasur . Duket me vlerë të shtohet edhe që metoda e tij e përgjithshme, domethënë “realizmi” i pakompromis që shënjoi në veprën e tij një shkëputje të tillë me filozofinë klasike politike, ishte metoda e imituar gati dy shekuj më vonë nga Abraham de Vikeforti, autori i doracakut më të madh mbi praktikën diplomatike të ancient régime (sistemi politik e shoqëror i Francës përpara Revolucionit të vitit 1789-B.K.).


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search