Gjuha (komunikim)

Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit të njërëzve dhe ka të bëjë më përdorimin e simboleve për t'u kumtuar mesazhe të tjerëve apo vetvetes. Gjuha na lejon të shprehim ide që nuk kanë të bëjnë me të tashmen. Ne mund të bisedojmë për të shkuarën, për të ardhmen dhe për të tashmen. Një nga pikat ku ne ndryshojmë prej kafshëve të ulta është aftësia jonë e zhvilluar për ta mësuar dhe për ta përdorur gjuhën me lehtësi.

Psikolinguistika është studimi psikologjik i mënyrës sesi i konvertojmë tingujt e gjuhës në simbole që kanë kuptim e që mund të përdoren për të komunikuar me të tjerët. Psikolinguistët merren me proçeset kognitive që aktivizohen kur mësojmë dhe përdorim gjuhën.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search