Gjuha shqipe

Shqipja

Gjuha Shqipe
Emri tjetër Shqip
Shqiptimi /ʃcip/
Flitet në Flamuri Shqipëri
Flamuri Kosovë
Flamuri Maqedoni të Veriut
Flamuri Mal të Zi
Flamuri Serbi
Flamuri Greqi
Flamuri Itali
Flamuri Turqia
Flamuri Bullgaria
Flamuri Kroaci
Rajoni Ballkan, Evropë
Koha 4000 paK - sot
Folësit
Përgjithshëm 15+ milionë
Rënditja
Taksonomia
Familja gjuhësore Indo-evropiane
 •  Paleo-ballkanike
Dialektet  • Gegërishtja
 • Toskërishtja
 • Arbërishtja (Itali)
 • Arbërishtja (Greqi)
 • Labërishtja
 • Çamërishtja
Shkrimi Shkrimi latin (alfabeti shqip)
Statusi zyrtar
Zyrtare Flamuri Shqipëri
Flamuri Kosovë
Flamuri Maqedoni të Veriut
Flamuri Mal të Zi
Minoritare në Flamuri Itali
Flamuri Kroaci
Flamuri Rumani
Flamuri Serbi
Rregullohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë • Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Kodet e klasifikimit
ISO 639-1 sq
ISO 639-2 alb (B)
sqi (T)
ISO 639-3 sqikodi gjithpërfshirës
Kodet individuale:
aaeArbërishtja (Itali)
aatArbërishtja (Greqi)
alnGegërisht
alsToskërisht
Glottolog alba1267
Linguasphere 55-AAA-aaa — 55-AAA-ahe (25 shumëllojshmëri)

Dialektet e gjuhës shqipe. Harta nuk tregon se ku gjuha është shumicë ose pakicë.

Gjuha shqipe (ose thjesht shqipja, historikisht gjuha arbëreshe, arbërishtja ose gjuha arbërore) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indo-evropiane që flitet nga rreth 15-25 milionë njerëz në botë,[1]

Keto gjuhe kryesisht perdoret në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe në zona të tjera të Evropës Juglindore ku ka një popullsi shqiptare, duke përfshirë Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Shqipja është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës, gjuhë bashkë-zyrtare e Maqedonisë së Veriut si dhe një nga gjuhët zyrtare e Malit të Zi.


Komunitetet shekullore që flasin dialektet shqiptare mund të gjenden të shpërndara në Kroaci (Arbëreshët në Zarë), Greqi (Arbëreshët në Greqi, Çamëri dhe disa komunitete në rajonet e Maqedonisë Perëndimore dhe Trakës Perëndimore)[2], Itali (ArbëreshëtItalinë Jugore,[3] Sicili dhe Kalabri) si dhe në Rumani dhe Ukrainë[4]. Ekziston poashtu edhe një diasporë e madhe shqiptare.

Shpërndarja e gjuhës shqipe

Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Shkruhet me shkronja latine. Gjuha shqipe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten, toskërishten, dhe një kronolekt: arbërishten. Fjalori i shqipes ka huazime nga greqishtja e lashtë, si dhe një numër shumë të lartë nga latinishtja; huazimet pastaj vazhdojnë nga gjuhët sllavo-jugore, greqishtja dhe osmanishtja, si dhe nga italishtja e frëngjishtja dhe gjuhët tjera. Aktualisht gjithnjë vijnë duke u shtuar huazimet nga anglishtja.

  1. ^ Gjuha shqipeEthnologue (18th ed., 2015) Arbërishtja(Itali)Ethnologue (18th ed., 2015) Arbërishtja(Greqi)Ethnologue (18th ed., 2015) GegërishtjaEthnologue (18th ed., 2015) ToskërishtjaEthnologue (18th ed., 2015)
  2. ^ Euromosaic project (2006). "L'arvanite/albanais en Grèce" (Në Frangjisht). Brussels: European Commission. Marrë 2016-12-05.
  3. ^ "WEB Arkiva". Arkivuar nga the original në 21 Janar 2012. Marrë 2012-01-02.
  4. ^ "Robert Elsie". Gjuha Shqipe. 25 nëntor 1972. Marrë 17 Janar 2017.

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search