Kleriku

(nga majtas djathtas) George Carey, Kryepeshkopi i Canterburyt (1991–2002); Jonathan Sacks, Rabi (MB) ; Mustafa Cerić, Myftiu i Madh i Bosnjës ; dhe Jim Wallis, Sojourners, Shtetet e Bashkuara. Forumi Ekonomik Botëror 2009 në Davos, Zvicër.

Kleriku zakonisht është një udhëheqës zyrtarë në kuadër të institucionit fetar. Rolet dhe funksionet e tij ndryshojnë varësisht nga tradita fetare, por zakonisht përfshijnë udhëheqjen e ritualeve specifike dhe mësimin e doktrinave dhe praktikave të fesë së tyre. Kleri zakonisht përkujdeset për aspektet rituale të jetës fetare, ligjëron dhe ndihmon në përhapjen e doktrinës fetare. Disa nga termat më të përdorur për klerin janë kler, klerik, pastor, hoxhë, sheh dhe prift. [1] [2] [3] [4]

  1. ^ Cleric - Catholic Encyclopedia
  2. ^ Paul VI, Apostolic letter motu proprio Ministeria quaedam nos. 2–4, 64 AAS 529 (1972).
  3. ^ Ministeria quaedam no. 1; CIC Canon 266 § 1.
  4. ^ CCEO Canon 327; George Nedungatt, Clerics, in A Guide to the Eastern Code 255, 260 (2002).

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search