Shpellat Barabar

Pamje e Shpellave Barabar

Shpellat Barabar janë arkitektura më e vjetër shkëmbore ekzistuese e shpellave në Indi,[1] që datojnë kryesisht nga Periudha e Perandorisë Maurya (322–185 p.e.s.), disa me mbishkrime të Ashoka-s, të gjendura në Bllokun Makhdumpur të distriktit Jehanabad, në Bihar, 24 km në veri të Gaya-s. Këto shpella janë të vendosura në kodrat binjake të Barabarit (katër shpella) dhe Nagarjuni (tre shpella) – shpellat kodrës Nagarjuni 1.6 km larg ndonjëherë konsiderohen si të veçanta duke u quajtur Shpellat Nagarjuni. Këto dhoma shkëmbore datojnë që nga shekulli i III p.e.s., në periudhën Maurya,[2] të Ashoka-s (që mbretëroi në vitet 273–232 p.e.s.) dhe stërnipit të tij Dasharatha Maurya. Megjithëse vetë ishin budistë, ata lejuan sekte të ndryshme xhainiste të lulëzonin nën politikën e tolerancës fetare.[1] Shpellat u përdorën nga asketikët nga sekti Ajivika,[3] të themeluara nga Makkhali Gosala, një bashkëkohës i Gautama Buddha-s, themeluesi i budizmit dhe Mahavira-s, Tirthankara i fundit dhe i 24-ërt i xhainizmit.[4] Në sit janë të pranishëm gjithashtu skulptura shkëmbore budiste dhe hindu.[5] Shumica e shpellave në Barabar konsistojnë në dy dhoma, të skalitura tërësisht në shkëmb graniti, me një sipërfaqe të brendshme tepër të lëmuar dhe dalje me efektin e jehonës. Dhoma e parë kishte funksionin e mbledhjes së adhuruesve në një sallon të madh drejtëkëndor ndërsa e dyta, një dhomë e vogël rrethore me kupolë për adhurim, kjo dhomë e brendshme me gjasa kishte një strukturë të ngjashme me një stupa të vogël, në disa pika, megjithëse tani ato janë bosh. Shpellat u paraqitën – të gjendura në Shpellat imagjinare Marabar – në librin A Passage to India të shkrimtarit anglez E. M. Forster. Këto paraqiten edhe në librin The Mahabharata Secret të Christopher C. Doyle.

  1. ^ a b Culture of Peace[lidhje e vdekur] Frontline’’ (magazine), Volume 25 – nr. 18: 30 gusht - 12 shtator 2008
  2. ^ Sculptured doorway, Lomas Rishi cave, Barabar, Gaya Arkivuar 8 prill 2009 tek Wayback Machine British Library
  3. ^ Entrance to one of the Barabar Hill caves Arkivuar 14 shkurt 2012 tek Wayback Machine British Library
  4. ^ Barabar Hills: Where the Buddhist Emperor Ashoka built caves for the Ajivakas www.buddhanet.net.
  5. ^ Rock sculptures at Barabar Arkivuar 14 shkurt 2012 tek Wayback Machine British Library.

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search