Tigri

Tigri
Një tigër BengalezRezervatin e Tigrave në Kanë, Indi
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Feliformia
Familja: Felidae
Nënfamija: Pantherinae
Gjinia: Panthera
Lloji:
P. tigris
Emri binomial
Panthera tigris
(Lineu, 1758)[2]
Nënllojet
P. t. tigris
P. t. sondaica
P. t. acutidens
P. t. soloensis
P. t. trinilensis
Përhapja historike e tigrit rreth vitit 1850 (në të verdhë) duke përjashtuar atë të tigrit Kaspik, dhe në 2006 (në të gjelbër).[3]
Sinonimet

Tigri (Panthera tigris) është lloji më i madh i maceve të gjalla dhe një anëtar i gjinisë Panthera. Është i njohur për gëzofin e tij portokalli me vija të zeza dhe me një pjesë të poshtme të bardhë. Një grabitqar në krye të zinxhirit ushqimor, ai kryesisht gjuan njëthundrakë të tillë si dreri dhe derri i egër. Ai është territorial dhe përgjithësisht një grabitqar i vetmuar, por edhe social, që kërkon zona të mëdha të afërta habitati, të cilat mbështesin kërkesat e tij për gjah dhe shumim. Këlyshët e tigrit qëndrojnë me nënën e tyre për rreth dy vjet, pastaj bëhen të pavarur dhe largohen nga shtëpia e nënës së tyre për të krijuar shtëpinë e tyre.

Tigri u përshkrua për herë të parë shkencërisht në 1758 dhe dikur varionte gjerësisht nga Rajoni i Anadollit Lindor në perëndim, deri në pellgun e lumit Amur në lindje dhe në jug nga ultësira e Himalajeve deri në ishujt Bali e Sunda. Që nga fillimi i shekullit të 20-të, popullatat e tigrave kanë humbur të paktën 93% të përhapjes së tyre historike dhe janë zhdukur në Azinë Perëndimore dhe Qendrore, ishujt Xhava dhe ata Balinezë, dhe në zona të mëdha të Azisë Juglindore e Jugore dhe në Kinë. Sot, përhapja e tigrit është e fragmentuar, duke u shtrirë në pyjet e buta siberiane në pyjet subtropikale dhe tropikale në nënkontinentin Indian, Indokinë e Sumatra.

Tigri është renditur si i rrezikuarListën e Kuqe të BNRN-së. Që nga viti 2015, popullata globale e tigrave në nayrë vlerësohej të ishte midis 3,062 dhe 3,948 individë të rritur, ku shumica e popullatave jetonin në pjesë të vogla të izoluara. India aktualisht ka popullsinë më të madhe të tigrave. Arsyet kryesore për rënien e popullsisë janë shkatërrimi i habitatit, fragmentimi i habitatit dhe gjuetia pa leje. Tigrat janë gjithashtu viktima të konfliktit me njerëz, veçanërisht në vargmale me një dendësi të lartë njerëzore.

Tigri është ndër më të njohurit e megafaunës karizmatike të botës. Ai shfaqet dukshëm në mitologjinë dhe folklorin e lashtë, dhe vazhdon të përshkruhet në filma dhe letërsi moderne, duke u shfaqur në shumë flamuj, stema dhe si maskota për ekipet sportive. Tigri është kafsha kombëtare e Bangladeshit, Indisë, Malajzisë dhe Koresë Jugore.

  1. ^ Goodrich, J.; Lynam, A.; Miquelle, D.; Wibisono, H.; Kawanishi, K.; Pattanavibool, A.; Htun, S.; Tempa, T.; Karki, J.; Jhala, Y.; Karanth, U. (2015). "Panthera tigris". IUCN Red List of Threatened Species (në anglisht). 2015: e.T15955A50659951. doi:10.2305/IUCN.UK.2015-2.RLTS.T15955A50659951.en. Marrë më 23 tetor 2018.
  2. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Linn1758
  3. ^ Dinerstein, E.; Loucks, C.; Wikramanayake, E.; Ginsberg, J.; Sanderson, E.; Seidensticker, J.; Forrest, J.; Bryja, G.; Heydlauff, A. (2007). "The Fate of Wild Tigers" (PDF). BioScience (në anglisht). 57 (6): 508–514. doi:10.1641/B570608. S2CID 85748043.

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search