Xhamia (nga persisht dhe turqisht: cami, arabisht: المسجد el-mesxhid) është faltore për ndjekësit e fesë islame.
Shumë xhami kanë kube, sherefe, minare dhe salla për lutje, të arkitekturave të ndryshme. Xhamitë e para u ndërtan në Gadishullin Arabik, por sot gjenden në të gjithë kontinentet e banuara. Xhamitë shërbejnë si vende ku myslimanët mblidhen për të falur së bashku namazet, si dhe qendra për informim, arsimim, mirëqenie sociale dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.[1][2] Personi që udhëheq namazin quhet imam.
© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search