1 results found for: “Felix_-_Don't_You_Want_Me”.

Request time (Page generated in 0.3573 seconds.)

Gjenerata X

ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Simple Minds. "Don't You (Forget About Me)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë...

Last Update: 2024-08-09T04:11:23Z Word Count : 15999

View Rich Text Page View Plain Text Page

Main result

Gjenerata X

Gjenerata X (ose shkurt Gjen X) është grupi demografik që vjen pas "baby boomers" dhe i paraprinë Mijëvjeçarët (Millennials). Hulumtuesit dhe mediat e njohura përdorin fillimin dhe mesin e vitit 1960 si vit i fillimit të lindjes dhe fundin e vitit 1970 deri në fillimin e vitit 1980 si përfundimin e viteve të lindjes, me gjeneratën që përkufizohet përgjithësisht si njerëz të lindur nga 1965 deri në 1980. Sipas këtij përkufizimi dhe të dhënave të Regjistrimit të SH.B.A.-së, ekzistojnë 65.2 milionë persona te Gjeneratës X në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019. Shumica e anëtarëve të Gjeneratës X janë fëmijë të Gjeneratës së Heshtur (Silent Generation) dhe "baby boomers" të hershëm; Gjenerata X janë gjithashtu shpesh prindër të Mijëvjeçarëve (Millennials) dhe Gjeneratës Z. (Generation Z) Si fëmijë në vitet 1970 dhe 1980, një kohë e ndërrimit të vlerave shoqërore, Gjen X ndonjëherë quheshin "gjenerata e çelësit", një imazh që lind nga fëmijët që kthehen në një shtëpi të zbrazët dhe kanë nevojë të përdorin çelësin e derës, për shkak të mbikëqyrjes së reduktuar të të rriturve krahasuar me te brezat e mëparshëm. Kjo ishte një rezultat i rritjes së shkallëve të divorcit dhe pjesëmarrjes së rritur të nënave në fuqinë punëtore, para disponueshmërisë së gjerë të mundësive të kujdesit për fëmijët jashtë shtëpisë. Si adoleshentë dhe të rritur në vitet 1980 dhe 1990, Gjenerata X u quajt "Gjenerata e MTV-së" (duke iu referuar televizionin të videoklipeve muzikore), ndonjëherë duke u karakterizuar si dembelë, cinikë dhe të pakënaqur. Disa nga ndikimet e shumta kulturore në rininë e Gjen X përfshinin një përhapje të zhanreve muzikorë me identitet të fortë social-fisnor siç janë "punk", "post-punk" dhe "heavy metal", përveç formave të mëvonshme të zhvilluara nga vetë Gjen X-at (p.sh. "grunge", "grindcore" dhe zhanre te tjera). Filmi, si lindja e mega-vazhdimeve të ekskluzivitetit dhe një përhapje e filmit të pavarur të mundësuar me video ishte gjithashtu një ndikim i dukshëm kulturor. Video lojërat si në sallonet e dëfrimeve ashtu edhe në pajisjet në shtëpitë perëndimore ishin gjithashtu një pjesë kryesore e argëtimit të të miturve për herë të parë. Politikisht, në shumë vende të Bllokut Lindor gjenerata X përjetoi ditët e fundit të komunizmit dhe kalimit në kapitalizëm si pjesë e rinisë së saj.Ndërsa, në pjesën më të madhe të botës perëndimore, një periudhë e ngjashme kohore u përcaktua nga një dominim i konservatorizmit dhe ekonomisë së tregut të lirë. Në moshën e mesme gjatë fillimit të shekullit XXI, hulumtimet i përshkruajnë ata si aktivë, të lumtur dhe që kanë arritur një ekuilibër punë-jetë. Grupi gjithashtu është kredituar si sipërmarrës dhe produktiv në vendin e punës më gjerë.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search