Deti Adriatik | |
---|---|
Harta e Detit Adriatik dhe Detit Jon | |
Vendndodhja | Deti Mesdhe, Oqeani Atlantik |
Koordinatat | 43°N 15°E / 43°N 15°E |
Lloji | Det i brendshëm |
Dalje kryesore | Deti Jon |
Shtetet e pellgut | Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Shqipëria |
Deti Adriatik (shk. Adriatiku) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i detit Adriatik është Italia, kurse në lindje deti lag brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, ky qytet në jug të së cilit gjendet Deti Jon. Ka një sipërfaqe 138,595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1,330 m. Temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23.2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17.5 gradë celsius. Në jug saliniteti arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5m ndërsa në brendësi deri 45m.
Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjate tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.
© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search