Gjykata

Një gjykim në Gjykatën Qendrore Kriminale (Old Bailey) të Londrës, vizatuar nga Thomas Rowlandson dhe Augustus Pugin (1808-11).

Gjykata është një institucion qeveritar, me autoritetin për të gjykuar mosmarrëveshje ligjore midis palëve dhe për të kryer administrimin e Drejtësisë në çështje civile, penale dhe administrative në pajtim me parimet e sundimit të ligjit.[1] Në të dy sistemet kryesore juridike në botë, sistemin anglosakson dhe atë civil, gjykatat janë instrumentet kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në përgjithësi është e mirëkuptuar që çdo person ka të drejtë të sjellë pretendimet e tij para gjykatës. Gjithashtu, e drejta e të akuzuarve për kryerjen e një vepre penale për t'u mbrojtur përpara një trupi gjykues në gjykatë është një nga të drejtat kryesore të njeriut në të tërë shtetet demokratike.

Sistemi i Gjykatave që interpretojnë dhe aplikojnë ligjin njihet kolektivisht si Gjyqësori.

Autoriteti i Gjykatës për të shqyrtuar një çështje dhe për të dhënë një vendim mbi të njihet si juridiksioni (latinisht jus dicere). Sipas veprës Komentari i Ligjeve të Anglisë nga juristi William Blackstone, Gjykata përbëhet nga tre elemente: paditësi (latinisht actor), i cili ankohet për një një dëmtim të pretenduar, mbrojtësi (latinisht reus), i cili është i thirrur për tu mbrojtur nga akuzat e pretenduara, dhe trupi gjykues (latinisht judex), që vlerëson provat dhe legjislacionin për të vendosur mbi meritat e çështjes, dhe në rast se gjen se paditësi ka vuajtur dëm, të lëshojë një vendim për aplikimin e një shpërblimi ligjor. Gjithashtu është e zakonshme që palët në Gjykatë të jenë të përfaqësuar nga avokatët, të cilët janë të edukuar në Drejtësi dhe të licensuar për përfaqësim ligjor.[2]

Termi "trup gjykues" përdoret për t'iu referuar Gjyqtarit që drejton seancat gjyqësore ose një grupi prej tre ose pesë Gjyqtarësh, të drejtuar nga Relatori i çështjes.[3]

  1. ^ Walker, David (1980). The Oxford companion to law. Oxford: Oxford University Press. fq. 301. ISBN 0-19-866110-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Blackstone's Commentaries, Book III., Ch. 3., p. 25, Yale Law School, Avalon Project
  3. ^ See generally 28 U.S.C. § 1: "The Supreme Court of the United States shall consist of a Chief Justice of the United States and eight associate justices [ . . . ]" (italics added); 28 U.S.C. § 43(b): "Each court of appeals shall consist of the circuit judges of the circuit in regular active service." (italics added); 28 U.S.C. § 132(b) (in part): "Each district court shall consist of the district judge or judges for the district in regular active service." (italics added); 28 U.S.C. § 151 (in part): "In each judicial district, the bankruptcy judges in regular active service shall constitute a unit of the district court to be known as the bankruptcy court for that district [ . . . ]" (italics added).

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search