Gopurami

Kulla e Tempullit Meenakshi Amman në Madurai

Gopurami (i quajtura edhe Gopura) është një kullë monumentale, zakonisht e zbukuruar në hyrje të ndonjë tempulli, veçanërisht në Indinë Jugore. Kjo formon një veçori të shquar të koilëve, Tempujve HinduArkitekturën Dravidiane.[1] Ata janë të kurorëzuar nga kalasami, një majëz e gurtë në formë bulbore. Ata funksionojnë si portikë nëpër muret që rrethojnë kompleksin e tempullit.[2] Zanafilla e gopuramëve mund të gjurmohet që nga strukturat e mbretërve tamilas të Dinastisë Pallava; dhe nga shekulli i XII, nën sunduesit Pandya, këta portikë u bënë një veçori mbizotëruese e pamjes së jashtme të tempujve, duke hijëzuar shenjtëroren e brendshme që u errësua nga pamja nga madhësia kolosale e gopuramit.[3] Ai e mbizotëron shenjtëroren e brendshme edhe në sasinë e zbukurimeve. Shpesh një faltore ka më shumë se një gopuram.[4] Ato shfaqen edhe në Arkitekturën jashtë Indisë, veçanërisht në Arkitekturën Kmere, si në Angkor Wat. Një koil mund të ketë gopuramë të shumë-fishtë, të ndërtuar në mënyrë tipike në mure të shumë-fishta në radhë përreth faltores kryesore. Muret e tempullit janë zakonisht katrorë me murin më të jashtëm që ka gopuramë. Garbhagriha dhe çatia e saj (faltorja qendrore e hyjnisë) është quajtur gjithashtu Vimana.

  1. ^ Ching, Francis D.K. (2007). A Global History of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 762. ISBN 0-471-26892-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ching, Francis D.K. (1995). A Visual Dictionary of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 253. ISBN 0-471-28451-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Mitchell, George (1988). The Hindu Temple. Chicago: University of Chicago Press. fq. 151-153. ISBN 0-226-53230-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "gopura". Encyclopædia Britannica. Marrë më 20 janar 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search