Lindja e Mesme

Lindja e mesme

Lindja e mesme është nënkontinent me kufij të papërcaktuar qartë dhe sinonim për "Lindjen e Afërt", e kundërt me "Lindjen e Largët". Termi "Lindja e Mesme" u popullarizua rreth vitit 1900Britaninë e madhe; ka përkufizim të lëkundshëm, por tradicionalisht përfshin shtetet e Azisë Perëndimore dhe një pjesë të Afrikës Veriore.

Historia e Lindjes së Mesme daton nga koha e lashtë. Gjatë gjithë historisë së saj, Lindja e Mesme ka qenë qendër kryesore për marrëdhëniet botërore. Gjithashtu, është edhe origjina gjeografike e tri feve kryesore—Judaizmit, Krishterimit, dhe Islamit. Lindja e Mesme ka klimë kryesish të thatë dhe mjaft të nxehtë, ndërsa disa lumenj kryesorë mundësojnë ujitje për zhvillimin e bujqësisë në zona me burime të kufizuara uji. Shumë shtete që gjenden rreth Gjirit Persik kanë sasi të mëdha të naftës së papërpunuar. Në kohët moderne, Lindja e Mesme mbetet një rajon i ndjeshëm në aspekte strategjike, ekonomike, politike, kulturore dhe fetare.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search