Objektivizmi

Objektivizmi është një sistem filozofik i zhvilluar nga filozofja ruso-amerikane Ayn Rand (1905-1982).

Sipas filozofisë objektiviste, realiteti ekziston pavarësisht ndërgjegjjes; njerëzit janë në kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin përmes perceptimit të shqisave; njeriu e fiton dijen objektive nga perceptimi nëpërmjet procesit të formimit të koncepteve dhe logjikës induktive dhe deduktive; qëllimi në vetvete dhe morali i jetës së vet është kërkimi i lumturisë personale dhe interesit racional të vetvetes... mbështetet kësisoj egoizmi racional, që është një formë individualizmi që nuk i dëmton të tjerët; I vetmi sistem politik dhe ekonomik koherent me këtë moralitet është respekti për të drejtat individuale, në formën e kapitalizmit të pastër; roli i artit në jetën e një njeriu është të transformojë idetë metafizike më të larta njerëzore nëpërmjet riprodhimit të përzgjedhur të realitetit në një formë fizike - një vepër arti- që mund të kuptohet dhe ndaj të cilës një njeri mund të përgjigjet emocionalisht.[1][2]

Idetë e trupëzuara në filozofinë objektiviste kanë pasur dhe kanë ndikim të madh mes libertarianëve.[3] Lëvizja Objektiviste, e themeluar nga Rand-i, përpiqet të përhapi këto ide në publik dhe në qarqet akademike.

  1. ^ Rand, Ayn (1992) [1957]. Atlas Shrugged (35th anniversary ed.). New York: Dutton. ISBN 0-525-94892-9.
  2. ^ Peikoff, Leonard (1991). Objectivism: The Philosophy of Ayn Rand. New York: Dutton. ISBN 0-452-01101-9.
  3. ^ Burns, Jennifer (2009). Goddess of the Market: Ayn Rand and the American Right. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-532487-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search