Toka

Toka (simboli astronomik: m) është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.6 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në Sistemin tonë Diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Toka peshon 600000 miliard ton dhe është afër 40000km rreth ekuatorit. Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Beng-un (Shpërthimin e Madh). Sipas kësaj hipoteze, një yll i stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash të cilat më pas krijuan galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi ynë diellor, nga një grumbullim pluhuri e copash, të cilat duke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe planetët e sistemit të tij. Çdo vit Toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilët duke kaluar nëpër atmosferë digjen. Edhe mosha e Tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën moshë me Tokën.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search